Oda ekonomike do të shënojë 100 vjet nga puna e odave
Shkup, 14 korrik – Me prezantimin e “Deklaratës për konsensus shoqëror për reforma ekonomike, politika, masa” nga ana e kryetarit Branko Azeski, Oda ekonomike e Maqedonisë së Veriut sot do ta shënojë 14 korrikun, ditën kur në vitin 1922 u formua organizata e parë e odave në territorin tonë.
Njëheri do të ndahen edhe botimet e para nga monografia e personaliteteve dhe ngjarjeve nga biznesi i Maqedonisë, që i shënuan 25 vitet e fundit nga puna 100-vjeçare e odave.
“Mjetet në fillim të planifikuara për festimin me rastin e 100-vjetorit, do të paguhen në llogarinë e Fondit të dedikuar për përkrahje financiare të proceseve për digjitalizimin e kompanive pranë Odës, ku marrin pjesë edhe Qeveria dhe Helvetas Interkooperata zvicerane, pas çka do të theksohen prioritetet e veprimit tonë në periudhën e ardhshme”, informuan nga Oda ekonomike.

