Një grup pune do t’i përcaktojë anomalitë e Ligjit për zbatimin e sanksioneve

Shkup, 28 korrik – Me qëllim që të tejkalohen të gjitha gjendjet të cilat kanë të bëjnë me të a.q. “turizëm burgu” gjegjësisht me mënyrën e dërgimit të personave të gjykuar në dënimin me burg, si edhe probleme dhe zgjidhje të tjera që janë në drejtim të harmonizimit të Ligjit për zbatimin e sanksioneve me standardet ndërkombëtare nga sfera e zbatimit të sanksioneve, ministri i Drejtësisë me vendim që nga 16.06.2022 formoi grup pune të angazhuar të punojë në ndryshimet dhe plotësimet e Ligtjit për zbatimin e sanksioneve, kumtoi Ministria e Drejtësisë.

“Grupi punues ka filluar punën më 07.07.2022 dhe në takim janë shqyrtuar disa propozime të dorëzuara nga institucionet kompetente. Gjithashtu u përcaktua dinamika e punës së grupit të punës, si dhe u dhanë detyra për sigurimin e të dhënave që do të jenë të nevojshme për punën e mbledhjes së radhës. Në të gjitha gjykatat themelore dhe gjykatat me kompetencë të zgjeruar të RSM-së janë dorëzuar kërkesa për të dhënë propozime konkrete lidhur me zbatimin e Ligjit për zbatimin e sanksioneve, aplikimin e institutit të lirimit me kusht për personat e dënuar, pezullimin e dënimit të personave të dënuar etj. Aktualisht shërbimet eksperte të Ministrisë së Drejtësisë dhe Administratës për zbatimin e sanksioneve po punojnë për mbledhjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave”, thuhet në kumtesë