Ngushëllime nga Kovaçevski me rastin e vdekjes së Ilinka Mitrevës

Shkup, 1 gusht – Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot shprehu ngushëllime me rastin e vdekjes së ish-ministres së Punëve të Jashtme, Ilinka Mitreva.

“Me keqardhje të madhe dhe mosbesim e pranova lajmin për vdekjen shumë të hershme të një prej grave më të suksesshme në historinë maqedonase, Ilinka Mitreva. Ngushëllime të sinqerta për familjen e saj”, shkroi kryeministri në profilin e tij në Fejsbuk.

Vepra dhe kontributi i Mitrevës në krijimin e shtetësisë maqedonase, theksoi kryeministri Kovaçevski, mbetet pasuria e përhershme për shtetin dhe diplomacinë maqedonase, por edhe shembull për marrëdhënie të përgjegjshme, shtetërore drejt funksionit, drejt vendit dhe drejt qytetarëve.