Ngadhnjim Alili, kandidat i PDSH-së për këshilltar komunal nga Poroji

Tetovë, 20 korrik – Më 20 gusht do të mbahen zgjedhjet për Këshillin komunal në Tetovë nga PDSH-ja i dyti me radhë garon Ngadhnjim Alili që vjen nga Poroji. Kush është Ngadhnjim Alili? Ai i takon gjeneratës se re ku në jetën private është afarist i sukseshëm. Falë mirësjelljes së tij ai ka bërë emër dhe gëzon autoritet në fshatin Poroj dhe më gjërë.

I pyetur se çfarë e ka shtyrë që t’i çaset politikës si një nga profesionet më delikate pa u hamendur thotë:

“Duke parë neglizhencën e autoriteteve komunale ndaj problemeve të qytetarëve që ballafaqohen në komunën e Tetovës saqë çdo kënd e nxit për t’u inkuadruar në politikë, e lëre më një të rinj si unë. Unë do të jem zëri i tyre në Këshilllin e ardhshëm komunal”.

Alili, gjithnjë ambicioz dhe i gatshëm për t’u sprovuar edhe jashtë fushës së biznesit nuk fsheh edhe faktin që përveç vullnetit dhe dëshirës së tij personale,deri tek ky vendim e ka çuar edhe një grup moshatarësh, nga komuna e Tetovës. Të gjithë ata votues që do t’ia besojnë votën Ngadhnjim Alilit, asnjëherë nuk do të jenë të zhgënjyer. Ai,pa kërkuar kurfarë favoresh kërkesat e elektoratit do t’i shtrojë drejt dhe në kohë të duhur.