Nga Kapitulli i VII deri tek i XI, çfarë duhet përmbushur vendi që të bëhet anëtare e BE-së

Shkup, 28 Korrik – Maqedonia e Veriut e ka mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në, me çka edhe zyrtarisht i ka filluar negociatat për anëtarësim në Union.

Pas konferencës së parë ndërqeveritare, Komisioni Evropian menjëherë e ka filluar edhe procesin e skriningut, i cili përmban 35 kapituj.

Në vazhdim ju sjellim vetëm disa prej kapitujve dhe çfarë përmbajnë ato:

Kapitulli i VII: Respektimi i të drejtave intelektuale

Ky kapitull i skriningut mes BE-së dhe Maqedonisë do të thotë rishikim dhe harmonizim të ligjeve të vendeve që pretendojnë anëtarësimin, për respektim të të drejtave intelektuale dhe të drejtave tjera (të drejtat e autorit mbi të gjitha). Mbrojtja e të dhënave të kompanive, të drejtat e programeve kompjuterike, të drejtat topografike dhe gjeodezike, të drejtat televizive, të drejtat satelitore dhe të drejtat për kalimin e kabllove nëpërmjet dy shteteve anëtare. Tek të drejtat industriale, BE parasheh mbrojtje kolektive të brendeve dhe dizajneve. Zbulimet bio-teknike, të drejtat farmaceutike dhe mbrojtja e të drejtave të të mbjellave në bujqësi gjithashtu janë të mbrojtura në BE, ndërsa në Maqedoni të njëjtat do të mbrohen me ligje dhe rregulla të njësuara me BE-në dhe shtetet anëtare. Mekanizmat mbrojtës për të gjithë të drejtat intelektuale dhe të drejtat e tjera në punë do të sigurohen nga Komisioni Evropian dhe Bashkimi Evropian.

Kapitulli i VIII: Rregullat për konkurrencën
Ky kapitull në mes BE-së dhe Maqedoni duhet të parandalojë mos-besimin e qytetarëve ndaj institucioneve dhe të përforcojë që të vlerësohet procesi i meritokracisë në konkurrencë. Rregullat për konkurrencën sipas këtij kapitulli janë do të parandalojnë konkurrencën e pandershme dhe dëmtimin e imazhit të konkurrentit në veprimtari të njëjta. Veprimi dominant në treg (monopolizimi) do të jenë të ndaluara me ligjet e reja, të harmonizuara nga BE. Sipas ligjeve në Maqedoni pas procesit të skriningut, shteti duhet të hetojë kapitalin, themeluesit dhe udhëheqësit e ndërmarrjeve konkurruese, me qëllim që mos ju ndihmohet kompanive që kanë ndonjë lidhje me pushtetin. Këto rregulla dhe ligje tani janë të zbatuara në të gjithë shtetet e Bashkimit Evropian kurse mbikëqyrës është Komisioni Evropian.

Kapitulli i IX: Shërbimet financiare

Ky kapitull parasheh kontrollin dhe autorizimin e rregullave të përgjithshme të BE-së në pjesën e institucioneve financiare dhe bankave. Agjencitë e sigurimit të automjeteve dhe pasurive për të rregulluar tregun e pensioneve, sigurimeve shtetërore dhe institucioneve financiare. Institucionet financiare pas rregullimit të ligjeve dhe dispozitave ligjore, mund të veprojnë edhe brenda kufijve të shteteve anëtare të BE-së. Kjo procedurë do të bëhet një herë dhe në mënyrë të patjetërsueshme rregullat duhet të vlejnë për gjithë shtetet, vetëm me një kontroll atë të brendshëm në shtetin amë.

Kapitulli i X: Shoqëria informative dhe media

Komunikimi elektronik si pjesë e rëndësishme e informimit të shoqërisë është thelbi i skriningut në këtë kapitull të BE-së ndaj Maqedonisë. Vlerat e konkurrencës në mes mediave dhe kompanive të komunikimit elektronik janë parimet kryesore të ndryshimeve në Maqedoni. Transparenca, rregullat dhe bashkëpunimi mes mediave, institucioneve dhe shoqërisë janë mjetet me të cilat mund të arrihet përmirësim në pjesën e punës së mediave, sipas standardeve Evropiane. Media Plus dhe Media Training janë programet për trajnim që do të duhet të kalojnë mediat në vendet që kërkojnë anëtarësimin në BE.

Kapitulli i XI: Zhvillimi rural dhe bujqësor

Ky kapitull mbulon disa rregulla që janë të zbatuara menjëherë nga shtetet që konkurrojnë për në BE, duke pasur parasysh kohën e prodhimit dhe plasimit të frutave që sjell bujqësia dhe agrikultura. Sipas këtij kapitulli, një administratë efikase dhe zbatimi i planit CAP (common agricultural policy) apo rregullore e përbashkët për bujqësi janë thelbësore për harmonizim të ligjeve vendore. Agjencioni për pagim të subvencioneve, drejtoria për kontroll të fruteve dhe sigurimi i kapaciteteve për punë nëpër ferma dhe nëpër ara janë mjetet për punë sipas këtij kapitulli. Shtetet anëtare e kanë të patjetërsueshme që të respektojnë rregullat dhe ligjet që gjatë plasma