Në Tabanoc pritet deri në 30 minuta për dalje

Shkup, 26 qershor – Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerë nëpër rrugë të thata. Në vendkalimin kufitar Tabanoc për dalje nga vendi pritja është rreth 30 minuta, ndërsa në vendkalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje  të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, informon LAMM.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.