Në “Tabanoc” pritet 1 orë, ndërsa në “Bogorodicë” 30 minuta
Shkup, 8 gusht – Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në VK “Tabanoc” koha e pritjes për hyrje në shtet është rreth një orë, ndërsa në VK “Bogorodicë” koha e pritjes për dalje nga shteti është prej 30 minuta deri një orë.
Në vendkalimet e tjera, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, informoi LAMM.
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet normal, nëpër rrugë të thata.
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur në komunikacion dhe drejtim me kujdes me automjetet, veçanërisht në rrugët përgjatë luginave, luginave të lumenjve dhe grykave, ku ka mundësi për paraqitje të rrëshqitjes së dheut. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

