Në Shtator fillon me punë gjinekologu në Shuto Orizare

Shkup, 18 Korrik – Më shumë se një vjet gratë dhe vajzat nga Shuto Orizarja nuk kanë gjinekolog amë e për këtë gratë janë të detyruar për të shkuar në komuna tjera në vend.

Nga komuna e Shuto Orizares informojnë se më në fund është gjetur gjinekolog i cili do të filloj me punë nga muaji shtator i këtij viti.

13 mijë gra nga Shuto Orizarja enden prej një poliklinikë në tjetër për të bërë kontrolle gjinekologjike.

Ndryshe raportet e organizatave joqeveritare tregojnë se numri më i madh i vdekjeve të lehonave është pikërisht nga komuniteti rom.