Në rrugën Veles-Gradsko automjetet lëvizin në një korsi

Shkup, 27 korrik – Komunikacioni në aksin rrugor Veles-Gradsko tek vendi Venule nga ora 11:45 po zhvillohet në një korsi për shkak të një aksidenti, kumtoi LAMM.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimin kufitar Tabanoc koha e pritjes për hyrje në shtet është rreth 40-60 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.