Në Kuvend vazhdojnë disa mbledhje

Shkup, 30 maj – Kuvendi sot duhet t’i mbajë vazhdimet e mbledhjeve 54., 64., 69., 39. dhe të mbledhjes plenare të 71-të.

Në rend dite të mbledhjes së 54 janë Propozimi për zgjedhjen e zëvendësit të avokatit të popullit, Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për ndjekjen e komunikimeve, Propozimi i ligjit për garanci të Republikës së Maqedonisë së Veriut për detyrimet për Marrëveshjen për hua për financim të Projektit të EMV për tranzicion drejt fotovoltaikëve solarë, e cila do të lidhet ndërmjet Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, dhe Shoqatës Aksionare për Prodhimtari të Energjisë Elektrike Elektranat e Maqedonisë së Veriut, në pronë shtetërore, Shkup, Propozimi i ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për mbrojtje shëndetësore, me procedurë të shkurtër, Propozim i rezolutës për aspektet juridike dhe morale të vaksinimit kundër Kovidit, i parashtruar nga deputetët Dimitar Apasiev dhe Borisllav Kërmov, Propozimi i ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për financim të njësive të vetëqeverisjes lokale.

Në mbledhjen plenare të 64 të mbetura për shqyrtim janë Propozimi i ligjit për plotësim të Ligjit për Prokurorinë Publike, Propozimin e ligjit për plotësim të Ligjit për Këshillin e Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Propozim të ligjit për ndryshime dhe plotësime të ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural dhe Propozim -deklaratën me rasatin e 150-jetroit të lindjes së Goce Dellçevit.

Në seancën e 69-të parlamentare, Propozimi i ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen e ndërsjellë të autorizimeve për operatorin e autorizuar ekonomik – Mbrojtje dhe Siguri (AEOS), Propozim ligji për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e mjekësisë veterinare, sigurinë ushqimore dhe ushqimin e kafshëve dhe zonën fitosanitare në Ballkanin Perëndimor, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, me procedurë të shkurtuar, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbimet postare me procedurë të shkurtuar dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kujdesin shëndetësor, me procedurë të shkurtuar.

Propozimi i ligjit për huamarrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut me hua nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim – Banka Botërore pas Marrëveshjes për huamarrje për financim plotësues të Projektit për lidhje të rrugëve lokale, me procedurë të shkurtër, është pika e vetme e pashqyrtuar e rendit të ditës së mbledhjes së 39-të plenare.

Në rend dite të mbledhjes së 71-të janë edhe Raportet vjetore për vitin 2021 puna e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, si dhe Raporti vjetor i Avokatit të Popullit për shkallën e sigurimit të respektit, avancim dhe mbrojtje të të drejtave dhe lirive të njeriut në vitin 2021. Para deputetëve janë edhe Propozimi për kandidat për nënkryetar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, por edhe interpelanca për punën e kryetares së Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, Sonja Mirakovska.

Në rend dite të mbledhjes së 71-të është edhe Propozimi i ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit të tregtisë, me procedurë të shkurtër, si dhe Propozim – ligji për plotësim të Ligjit të mjedisit jetësor dhe Propozimi – ligji për ndryshime të Ligjit për marrëdhënie të punës.

Raport vjetor për punën e Komisionit Shtetëror për Ankesa të Furnizimeve Publike për vitin 2021, Informata për regjistrimin e popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut – 2021, si dhe projektvendimet për dërgimin e pjesëtarit të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për të marrë pjesë në operacionin ndërkombëtar të Bashkimit Evropian “ALTEA” në Bosnje dhe Hercegovinë dhe për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për të marrë pjesë në operacionin ndërkombëtar të Bashkimit Evropian “EUTM RCA” në Republikën Qendrore Afrikane, janë gjithashtu ndër pikat e seancës së rendit të ditës.

Siç është paralajmëruar, në këtë mbledhje deputetët duhet të debatojnë edhe për Propozim-ligji për qëndrueshmëri financiare, për Propozimin e ligjit për parandalim të pastrimit të parave dhe financim të terrorizmit, si dhe për Propozim ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për transport në komunikacionin rrugor, me procedurë të shkurtër.

Në seancë pritet të diskutohen raportet vjetore për punën e Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në shkallë të dytë në fushën e inspektimit dhe procedurës kundërvajtëse për vitin 2021, punën e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele për vitin 2021, Agjencisë për Komunikime Elektronike për vitin 2021, Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi për vitin 2021, për funksionimin e Agjencisë Operativo-Teknike për vitin 2021, si dhe për Raportin vjetor për punën e Radiotelevizionit publik të Maqedonisë për vitin 2021.