Në 15 lokacione të reja në Shkup do të vendoset pajisje urbane

Shkup, 25 korrik – Këshilli i Qytetit të Shkupit në mbledhjen e sotme të 15-të e solli Vendimin për caktim të lokacioneve për vendosje të pajisjes urbane, objekteve lëvizëse, aparateve dhe mjeteve të tjera në Parkun e Qytetit Shkup, parkun e gazi Babës, QRS Saraj, Parkun në Lisiçe të Re dhe në kejin e lumit Vardar.

Siç kumtoi Qyteti i Shkupit, me vendimin janë paraparë 15 lokacione të reja, prej të cilave në Parkun e Qytetit tre lokacione, në Gazi Babë, gjithashtu, tre, në CRQ Saraj katër lokacione, në Parkun në Lisiçe të Re dy lokacione dhe në kejin e lumit Vardar tre lokacione.

Bëhet fjalë për pajisje urbane dhe vendosje të aparateve lëvizëse në lokacionet e propozuara, që do të mundësojë të rriten vizitat në lokalitetet e cekura.