Ndahet edhe një tjetër çift i “Për’puthen”

Bruno Shemsho dhe Florjana Gjini janë një nga çiftet e formuara brenda programit të dashurisë “Përputhen”.

Si çdo çift tjetër, edhe ky u kritikua në fillimet e saj për një lojë.

Por, ata me këmbëngulje kanë shfaqur se e gjitha ishte e kundërta.

Megjithatë, përtej kësaj, si duket fundi u erdhi edhe atyre. Këto dyshime u ngritën së fundi pasi ata nuk shfaqeshin krah njëri-tjetrit.

Kjo u konfirmua nga vetë Bruno, gjatë një live-i së ku së fundi ka konfirmuar ndarjen nga Ana.

Një ndjekës ka shkruar në komente: “U pajtua Donaldi e Bora nuk po pajtohesh ti me Anën.”

“Ca pajtohen, ca ndahen, kështu paska qenë e shkruar. Ah si qenka dashnia,”, është përgjigjur ish-konkurenti i Përputhen.

Ju kujtojmë që 2 javë më parë Bruno ka “thumbuar” me disa foto në instastory dhe të gjitha dyshimet sigurisht shkuan drejt Anës.

Ai ka fshirë gjithashtu të gjitha fotot me Florjanën nga rrjeti i tij social, ‘Instagram’.

Mirëpo vlen të theksohet se dyshja pas gjithë këtyre detajeve e ndjekin akoma njëri-tjetrin në ‘Instagram’.