MPB: Sanksionohen 170 shoferë në Shkup, 75 për vozitje të shpejtë
Shkup, 8 gusht – Policia në kuadër të aksioneve të përforcuara kontrolluese në sferën e komunikacionit dje në territorin e qytetit të Shkupit ka shqiptuar gjithsej 170 masa, në mesin e të cilave për vozitje më shumë se shpejtësia e lejuar 75 sanksione, 18 masa për vozitje pa patentë shoferi, 21 sanksione për kundërvajtje të cilat i bënë shoferët e motoçikletave.
Siç informoi MPB, janë shqiptuar gjashtë masa për shfrytëzim të celularit, gjashtë sanksione për vetura të paregjistruara, gjashtë masa për shoferë fillestar.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme paralajmërojnë se aksionet e përforcuara kontrolluese vazhdojnë dhe ju bëjnë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në komunikacion për siguri më të madhe në komunikacion.