Moti sot me vranësira dhe jo stabil

Shkup, 8 qershor – Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Proceset lokale do të jenë më intensive në formë të motit të keq me shi të rrëmbyeshëm intensiv dhe paraqitje të bubullimës. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 9 deri në 16 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 23 deri në 29 gradë Celsius. UV=7.

Në Shkup, mot me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar, ndërsa disa në disa pjesë të fushëgropave edhe me procese më intensive në formë të motit të ligë. Temperatura minimale do të bie deri në 15 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 27 gradë Celsius.

Deri të premten do të mbisundojë mot i ndryshueshëm dhe jostabil, në disa vende me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Lokalisht proceset do të jenë në formë të motit të ligë me shi të rrëmbyeshëm intensiv (për një kohë të shkurtër sasi më e madhe e shiut), zbrazje të forta elektrike, erë e përforcuar dhe paraqitje e breshërit. Temperatura e ditës do të jetë në rënie. Edhe në Fushëgropën e Shkupit do të jetë mot jostabil me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar, përkohësisht në formë të motit të ligë. Stabilizim gradual të motit do të ketë nga dita e shtunë.