Moti sot me diell, pasdite me shi dhe bubullima

Shkup, 7 qershor – Moti do të jetë me diell me vranësira të vogla mesatare. Nga orët e pasdites do të ketë zhvillim të vranësirës jostabile të përcjell me shi të rrëmbyeshëm lokal, bubullima dhe erë të fortë, kryesisht në pjesët perëndimore dhe jugore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 9 deri në 17, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 25 deri në 31 gradë. UV-7.

Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të vogla mesatare. Temperatura minimale do të ulet deri në 15. ndërsa ajo maksimalja do të arrijë 30 gradë.

Deri të premten moti do të jetë me vranësira dhe jostabil, në shumë vende me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Lokalisht proceset do të jenë në formë të motit të ligë me shi të rrëmbyeshëm intensiv. Temperatura e ditës do të jetë në ulje.

Edhe në Luginën e Shkupit moti do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe e erë të përforcuar, kohë pas kohe në formë të motit të ligë.