Moti sot me diell dhe vranësira mesatare
Shkup, 2 qershor – Moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Pasdite, posaçërisht në pjesët perëndimore do të ketë paraqitje të të reshurave të shkurta të shiut dhe bubullimë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 10 deri 17, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 28 deri 35 gradë Celsius. UV=8.
Në Shkup, paradite moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët, ndërsa në orët e paraditës do të ketë paraqitje të jostabilitetit të shkurtë me të reshura të përkohshme të shiut dhe bubullimë. Temperatura minimale do të ulet deri 15, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 33 gradë Celsius.
Vijon periudhë e motit të ngrohtë, përkohësisht me paraqitje të izoluar të jostabilitetit në orët e pasditës, me paraqitje të të reshurave të mëdha të shiut, bubullimës dhe erës së përforcuar, posaçërisht gjatë fundjavës dhe në fillim të javës së ardhshme.

