Moti sot me diell dhe temperatura deri 33 gradë

Shkup, 31 maj – Moti do të jetë me diell me vranësira të lehta deri mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme. Në orët e pasdites do të ketë reshje të izoluara afatshkurtra dhe të rrëmbyeshme. Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin prej 9 deri në 15, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 26 deri në 33 gradë. UV = 8.

Në Shkup me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për reshje të shpejta të rrëmbyeshme dhe bubullima. Temperatura minimale do të zbresë deri në 14, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 30 gradë.

Vijon një periudhë moti kryesisht stabil dhe i ngrohtë me shfaqje të paqëndrueshmërisë së izoluar në orët e pasdites.