Moti sot me diell dhe me temperatura deri 33 gradë

Shkup, 17 qershor – Moti paradite do të jetë me diell dhe me vranësira lokale. Ndërsa në orët e pasdites dhe të mbrëmjes do të ketë mot të paqëndrueshëm me shi lokal, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 9 deri në 17, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 25 deri në 33 gradë Celsius. UV=7

Në Shkup, pasdite do të jetë mot me diell dhe erë të dobët nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie në 13 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 30 gradë Celsius.

Të shtunën do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior,ndërsa në zonat malore do të ketë paraqitje të shiut. Prej të dielën pason mot i qëndrueshëm me rritje graduale të temperaturave ditore.