Moti sot me diell dhe i ngrohtë, me temperatura deri 36 gradë
Shkup, 20 korrik – Moti sot do të jetë me diell, në pjesët lindore me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët mesatare kryesisht nga drejtimi verilindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 8 deri në 18 gradë, ndërsa ajo maksimalja prej 29 deri në 36 gradë Celsius. UV indeksi do të jetë 8.
Në Shkup moti do të jetë kryesisht me diell me erë të dobët mesatare. Temperatura minimale do të ulet deri në 15 gradë, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë 33 gradë.
Prej nesër deri të dielën vendi ynë do të jetë nën ndikimin e valës së ngrohtë dhe në pjesën më të madhe do të aktivizohet niveli portokalli i rrezikut nga temperaturat e larta. Temperatura e ditës në disa vende do të tejkalojë 40 gradë. Edhe në Shkup, temperatura e ditës, do të jetë rreth 40 gradë.
Të dielën nga fundi i ditës do të ketë jostabilitet të izoluar me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, nga e hëna do të ketë ulje të lehtë të temperaturës së ditës.

