Moti sot i nxehtë dhe me erë, pasdite mundësi për shi

Shkup, 23 qershor – Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë, me vranësira të vogla lokale dhe me erë të përforcuar veriperëndimore, posaçërisht në pjesët perëndimore.

Pasdite në disa vende moti do të jetë jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe me erë të përforcuar, ndërsa lokalisht proceset do të jenë në formë të motit të lig me erë të përforcuar deri të fuqishme dhe dukuri të breshrit.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 13 deri 22 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 29 deri 38 gradë. UV indeksi do të jetë 8.

Në Shkup, mot i ngjashëm me dukuri të reshjeve të kohëpakohshme të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar pasdite. Temperatura minimale do të zbresë deri 18 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 34 gradë.