Moti sot i ngrohtë me temperatura deri 38 gradë, pasdite me të reshura lokale të shiut

Shkup, 1 korrik – Moti sot paradite do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare, ndërsa në orët e pasdites dhe të mbrëmjes në disa vende do të ketë zhvillim të vranësirave me të reshura të mëdha, bubullima dhe erë të përforcuar, e cila lokalisht do të jetë me kushte për paraqitje të motit të keq, breshërit dhe erës së fuqishme.

Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 30 deri 38 gradë Celsius. UV indeksi do të jetë 8.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare dhe erë të dobët deri mesatare veriperëndimore. Temperatura maksimale do të jetë deri 35 gradë Celsius.

Gjatë ditëve të ardhshme vijon periudhë e motit shumë të ngrohtë me temperatura ditore mbi 30 gradë. Për shkak të lagështisë së rritur në atmosferë do të ketë ndjenjë se temperatura e ajrit është më e lartë për 1 deri 2 gradë.