Moti sot

Shkup, 6 gusht – Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të ulëta deri në mesatare, ndërsa pasdite në disa vende do të ketë vranësira të shtuara. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, në disa vende do të ketë erë të përforcuar nga drejtimi verior.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 11 deri në 20 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale prej 32 deri në 39 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë 8.

Në Shkup mot i ngjashëm me erë mesatare veriore. Temperatura minimale do të jetë rreth 17, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 37 gradë Celsius.

Për nesër pritet ulje e lehtë e temperaturës ditore si pasojë e erës së përforcuar nga verilindja. Pasdite dhe në mbrëmje do të ketë zhvillim të jostabilitetit lokal me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë.