Mot sot
Shkup, 2 gusht – Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit erë herë pas here e fortë nga drejtimi verior.
Temperatura maksimale do të lëvizë nga 28 deri në 36 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë 8.
Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa pasdite herë pas here më e fortë nga veriu. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 33 gradë.
Në ditët në vijim do të ketë periudhë të motit kryesisht stabil me rritje graduale të temperaturave ditore.

