Mot me diell dhe me vranësira të vogla mesatare, temperatura deri 29 gradë

Shkup, 10 korrik – Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla mesatare, përgjatë Vardarit erë kohë pas kohe e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 9 deri 17, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 22 deri 29 gradë. UV indeksi do të jetë 7, informojnë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Në Shkup do të mbisundojë mot me diell dhe me vranësira të vogla mesatare dhe erë e matur nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri 13, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 27 gradë.

Në ditët në vijim, siç informojnë nga DPHM, do të pasojë periudha e motit kryesisht stabil, me erë të dobët deri mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit era kohë pas kohe do të përforcohet nga drejtimi verior. Mëngjeset do të jenë të freskët, ndërsa temperaturat ditore do të jenë në ngritje të vogël.