Mot me diell dhe i ngrohtë, pasdite me jostabilitet lokal
Shkup, 26 qershor – Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, në disa vende kohë pas kohe me erë të përforcuar nga drejtimi veriperëndimor. Pasdite dhe në orët e mbrëmjes do të ketë paraqitje të jostabilitetit lokal me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar.
Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 28 deri në 36 gradë. UV indeksi do të jetë 8.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla mesatare. Do të fryjë erë e dobët mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 33 gradë.
Në ditët në vijim moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, por në orët e pasdites dhe të natës do të ketë paraqitje të jostabilitetit lokal me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë.

