Mjekja Raleva: Shëndetësia nuk do të mbijetojë nëse mjekët ikin në pension

Shkup, 13 qershor – Mjekja Marija Raleva është anëtare dhe profesoreshë e regullt në fakultetin medicinal në fakultetin në Shkup në katedrën për psikiatri dhe psikologji medicinale dhe pjesë e Klinikës së Psikiatrisë.

Në një letër të hapur dërguar mediave, ajo ka shpërndarë qëndrimin e saj për gjendjen e fakultetit dhe klinikave shtetërore shëndetësore, transmeton Zhurnal.

Lidhur me pensionimin e punonjësve shëndetësor të cilët po mbushin 64 vite, e mes të cilëve janë shumë profesorë, thotë se kjo e ka mbushur gotën në një proces afatgjatë të shkatërrimit të sistemit shëndetësor publik dhe universitetit më të vjetër në vend.

“Universiteti do të duheshte të jetë i pavarur nga politika, por vite e vite më herët po ndodhë e kundërta. Aktualisht, përzierja e politikës në arsimin e lartë dhe shëndetësi, është kulminacioni i tendencave të tilla me iniciativën e cila vjen nga Ministria e Shëndetësisë që të intervenohet në ligjin për pensionim, duke urdhëruar punonjësit shëndetësor, më saktë mjekët dhe mësimdhënësit e fakultetit medicinal me 64 vite të mbushura, të ikin në pension që të punësohen kuadro të reja”, thotë Raleva.

Ajo shprehet se duhet të rishqyrtohet vendimi sepse ka gjasa që të shkatërrojë sistemin shëndetësor.

“Nevojitet rishqyrtim i vendimit, analizë reale të gjendjes dhe të parashikohen pasojat që dalin nga ky hap, sepse mund të shkatërrojë edhe më tepër sistemin shëndetësor. Të mos harojmë se mosha mesatare që jetojnë qytetarët tanë është ulur në vitet e fundit (71,6 vjet për burrat dhe 75,3 vjet për gratë), në krahasim me mesataren e vitit 2018 (76,7 vjeç) dhe mesataren e BE-së që shënon 81 vjet”, thotë Raleva./Zhurnal.mk