Mitreski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së e nënvlerësojnë gjuhën maqedonase
Shkup, 20 korrik – Gjuha ime është maqedonishtja dhe do të jetë gjithmonë për mua dhe për deputetët e shumicës, porositi nga foltorja kuvendore koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitreski.
Ai theksoi se deputetët e VMRO-DPMNE-së e nënvlerësojnë gjuhën maqedonase dhe madje përdorin fjalë bullgare në fjalimet e tyre, dhe sugjeroi që të komunikojnë me deputetët e VMRO-DPMNE-së, të cilët kanë pasaportë bullgare dhe e njohin mirë gjuhën bullgare, në mënyrë që të mësojnë një gjuhë plus.
Unë e flas gjuhën maqedonase gjatë gjithë kohës, konkluzionet që kemi dorëzuar kanë qenë pikërisht për mbrojtjen e gjuhës maqedonase, dhe shikoni deklaratën e qeverisë, do ta shihni saktësisht, dhe jo siç e ka gabim kryetari juaj, i cili nuk e di se kur gjuha është e kodifikuar, porositi deputeti i LSDM-së Jovan Mitreski para deputetëve të VMRO-DPMNE-së.

