Ministria e Bujqësisë: Edhe gjashtë ditë afat për aplikim për prodhuesit e orizit
Shkup, 1 korrik – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave përmes kumtesës i përkujtoi fermerët se më 6 korrik skadon afati për aplikim të thirrjes publike për mbështetje financiare gjatë furnizimit të vjelëses speciale për korrjen e orizit me prerëse dhe tharëse mobile për oriz.
Kjo thirrje publike, siç theksohet, shpallet përmes programit për mbështetje financiare të zhvillimit rural për vitin 2022, mas 121 investime për modernizim të ekonomive bujqësore.
Përmes kësaj mase e lehtësojmë prodhimin e orizit, direkt duke e ndihmuar fermerin. Mbështetja financiare e cila sigurohet përmes kësaj thirrje arrin 3.500.000 denarë për shfrytëzues. Mundësi për të aplikuar kanë të gjitha ekonomitë bujqësore të regjistruara në ERZ sistemin e ministrisë, sipas ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural. Kërkesat dorëzohen në mënyrë elektronike pas regjistrimit të bërë në e-baranje.ipardpa.gov.mk. Kriteri të cilin aplikuesi duhet ta plotësojë është që të disponojë me minimum kapacitet të prodhimit prej mbi një hektar sipërfaqe oriz, informojnë nga Ministria.
Nga MBPEU potencojnë se fermerët e interesuar më shumë informacione për thirrjen publike mund të marrin në ueb faqen e AMFPZHR dhe në njësitë rajonale të ministrisë.

