Mickoski: Vendimi për konfiskimin e selisë është vendim politik

Shkup, 8 Qershor – Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, ka reaguar pas vendimit gjyqësor në rastin “Talir 2”, me të cilin kërkohet që të konfiskohet selia kryesore e partisë së tij në Shkup dhe 30 seli të tjera partiak mbarë vendit. Mickoski këtë vendim e quan vendim politik.

Ai u shpreh se megjithatë ky vendim gjyqësor nuk do t’i dekurajoj ato, por përkundrazi do t’i motivoj për të luftuar kundër këtij gjyqësori dhe prokurorie siç e quajnë të partizuar dhe ndaj këtyre politikanëve kriminel.

“Kjo gjykatë dhe prokurori e partizuar ka vendosur ta gjykoj VMRO-DPMNE-në. Megjithatë, nuk e gjykon VMRO-DPMNE-n, por e gjykon popullin maqedonas, e gjykon Maqedoninë. VMRO në këto 30 vite të pavarësisë së Maqedonisë, ka kaluar nëpër shumë vështirësi, kështu që do të kaloj edh kjo, sepse prona, e cila po kërkohet të konfiskohet, nuk është VMRO-DPMNE, por populli është OBRM-PDUKM dhe kjo gjyqsi dhe prokurori e partizuar e LSDM-së dhe BDIsë nuk e gjykon VMRO-DPMNE-në, por Maqedoninë dhe popullin maqedonas”.

“Ne do të vazhdojmë ta kërkojmë drejtësinë, do të luftojmë, nuk do të tërhiqemi. Nëse dikush mendon se ky vendim gjyqësor do ta dekurajoj OBRM-PDUKM-në, gënjehet”, ka deklaruar kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski.