Mickoski: Populli është ai që thotë nëse vijat e kuqe janë kaluar

Shkup, 27 korrik– Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, gjatë vizitës në Gjevgjeli, në pyetjen e gazetarëve lidhur me deklaratën e fundit të Oliver Varhejit, i cili tha se veprimet e opozitës i ka kaluar vijat e kuqe, theksoi se VMRO-DPMNE duhet t’i mbajë qëndrimet e saj sepse “ajo është parti e popullit dhe duhet t’i mbrojë interesat e tij”.

“Populli maqedonas është sulmuar ashpër nga nevojat asimiluese nga ana e fqinjit tonë lindor, gjegjësisht të jem më i saktë  – nga një vend anëtar i Bashkimit Evropian, që është Bullgaria fqinje. Ne jemi parti për unitet kombëtar maqedonas dhe nuk guxojmë të ikim nga kjo. Atë që unë e shoh në skenën e hapur këto ditë është përpjekja e pushtetit, por edhe e instalimeve të saj në opozitë, që ta sulmojë VMRO-DPMNE-në dhe unë duhet ta shfrytëzoj këtë rast që të dërgoj një mesazh se këto janë sulme të padobishme që nuk do të kenë sukses sepse pas VMRO-DPMNE-së qëndron populli, i cili ka njohur një luftë të ndershme në VMRO-DPMNE. Unë i njoha ato instalime, i njohu edhe populli dhe prandaj ato instalime janë mposhtur dhe sërish do të mposhten. Të njëjtit tani duan të kenë lidhje me VMRO-DPMNE-në duke ushtruar një presion të tillë, shantazh, duke menduar se nesër kur VMRO-DPMNE do të ketë shumicë qeveritare, sërish do të gëzojnë disa privilegje dhe përfitime në kurrizin e popullit. Kjo është një VMRO-DPMNE e re, e reformuar, e ristrukturuar dhe politika e VMRO-DPMNE-së nuk do të jetë peng i këtyre instalimeve ose siç i quaj unë gjysmë bote, derisa unë jam kryetar”, deklaroi Mickoski.

VMRO-DPMNE, theksoi ai, ose do të jetë parti që do të ketë tre tipare themelore të karakterit: nder, punë dhe përparim, ose do të jetë një parti që do të kthehet në të kaluarën ku do të ketë dyshime për krime të kryera, dyshime me të cilat, siç theksoi, VMRO-DPMNE-në do ta kthejnë mbrapa.

Prandaj, theksoi ai, dua të them se VMRO-DPMNE-ja do të vazhdojë edhe më tej ta mbrojë identitetin maqedonas sepse e vetmja vijë e kuqe që është kaluar është vija e dinjitetit.

Në pyetjen e gazetarëve për koment për informacionet se pas 25 vitesh shërbim profesional në sistemin e sigurisë së shtetit, Naqe Çulev është dëbuar nga puna, Mickoski theksoi se ata si parti “janë mësuar që katër vite e gjysmë, për sa kohë është ai kryetar, gjëra të këtilla të ndodhin”.

Mickoski theksoi se Naqe Çulevi e ka mbështetjen e tij të plotë dhe se është një hallkë jashtëzakonisht e rëndësishme në parti, i cili tash e tutje do të jetë edhe më i përkushtuar në strukturën e VMRO-DPMNE-së.