Mickoski: Ne nuk kemi kaluar vijat e kuqe
Skup, 27 Korrik – Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në një intervistë për “Deutsche Welle”, tha se BE ka shpenzuar besueshmërinë e saj kur plotësohen kërkesat megallomane të shteteve individuale.
Ndërkohë për deklaratën e eurokomisarit Oliver Varhelyi i cili tha se partia opozitare maqedonase me djegien e dokumenteve në Kuvendin e Maqedonisë, kaloi çdo vijë të kuqe, Mickoski nënvizoi se vetmja vijë e kuqe që u kalua ishte ajo e shitjes së identitetit maqedonas.
“Besoj se të vetmet vija të kuqe që u kaluan ishin ato të shitjes së identitetit maqedonas, tregtisë së vrazhdë me trashëgiminë tonë historike dhe monumenteve kulturore mbi të cilat ne si komb e ndërtojmë vendin tonë dhe e vlerësojmë identitetin tonë”, tha Mickoski.