Micevski: Ende nuk e kemi marë materialin shtesë për përmbajtjen e kornizës negociuese
Shkup, 12 korrik – Koordinuesi i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski sot deklaroi se ende nuk e kanë marrë materialin shtesë për mbledhjen e cila ende nuk dihet se kur do të mbahet, në rend dite të së cilës do të jetë Informata për përmbajtjen e propozim-kornizës negociuese.
“Dje morëm pjesë në koordinimin në të cilin shkuam me një qëllim të vetëm, e ai është t’i kërkojmë materialet e nevojshme për sigurim mandator dhe kuvendor të materialeve për deputetët për mbajtjen e mbledhjes së mundshme. Ato materiale ende nuk i kemi marrë nga ana e Kuvendit në mënyrë dhe procedurë në të cilën duhet të merren”, theksoi Mickovski.
Ai theksoi se edhe pse siç thotë Qeveria se materialet janë të kapshme publikisht në Kuvend, ka procedura dhe mënyrë të parashtrimit të materialeve të nevojshme për deputetët.
“Për fat të keq përveç asaj informate në njërën anë që e morëm, nuk kemi kurfarë materiale shtesë”, tha Micevski.
Duke iu përgjigjur pyetjes, tha se intervenimet e tyre janë në kornizën negociuese dhe vërejtjet që i kanë rreth disa neneve të caktuara, përderisa, sipas tij, LSDM “dukshëm vetëm po blen kohë dhe kërkon formë për të parashtruar konkludime të cilat nuk janë obligative për Qeverinë në mënyrë që të bisedojmë për të njejtat”.
“Është e qartë se Qeveria, siç i zhvilloi negociatat në fshehtësi, ashtu dëshiron ta zhvillojë tërë këtë procedurë, me dallimin e vetëm që nuk pati guxim ta sjellë këtë vendim në Qeveri por ia hodhi Kuvendit, i cili absolutisht nuk ka kurfarë obligimi të vendosë për konferencën ndërqeveritare, posaçërisht duke pasur parasysh se nuk i kemi të gjitha materialet në dispozicion. Ndërsa protokolli mes Maqedonisë dhe Bullgarisë i cili është dokument bazë, mbi të cilin do të duhet të ndodhin aktivitetet e mëtutjeshme, ne nuk kemi qasje drejt tij”, potencoi Micevski.

