Micevski: Do të marim pjesë në koordinim te Xhaferi por vetëm për t’i përsëritur kërkesat

Shkup, 11 korrik – Grupa e deputetëve të VMRO-DPMNE-së, do të mer pjesë në koordinimin e sotëm të thirrur nga kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi me një qëllim të vetëm, e ajo është të përsëritë qëndrimet dhe kërkesat e grupës së deputetëve. Kështu njoftoi sot vet deputeti i VMRO-së, Nikolla Micevski, transmeton Zhurnal.

Ai tha se edhe pse kanë dërguar letër te Xhaferi, për të cilën e kanë njoftuar edhe opinionin, ende nuk kanë asnjë përgjigje për thirrjen e tyre.

“Kërkojmë të kthehet informacioni që e dërgoi Qeveria si material jo i plotë dhe të mos rrënohet dinjiteti i Parlamentit me një dokument të tillë. Copëza e letrës që Qeveria i thtoë informacion për përmbajtjen e kornizës negociuese të propozuar për bisedime mes BE-së dhe Maqedonië është mos respektim për neve deputetëve. Nuk mundet me vetëm një letër të diskutohet çështja më e rëndësishme në shtet në dhjetë vitet e ardhshme. Ky është degradim klasik i integritetit dhe intelektit të çdo deputeti”, tha Micevski.

Ai përsëriti se sot do të kërkojnë informacioni me shkresë të kthehet në Qeveri dhe siç tha, të potencohet se për konferencën ndërqeveritare vendosë Qeveria dhe ajo të mos fshehet prapa deputetëve duke kërkuar ndonjë vendim nga Kuvendi.

“Më tej, kërkojmë urgjentisht të dorëzohet protokoli maqedono-bullgar i cili paraqet dokument të rëndësishëm në këtë proces dhe i cili është kyç mbi të cilin do të akordohen rregullat e lojës mes dy vendeve. Nëse deputetët e shumicës qeveritare janë të gatshëm për kësi lloj nënçmimi, ne nga opozita nuk jemi dhe për këtë kërkojmë të dorëzohen të gjitha dokumentet në përputhje me procedurën kuvendore”, tha Micevski./Zhurnal.mk