Menaxheri i DJ-ve, Gëzim Gashi flet për angazhimet e sezonit veror: Vera me shumë punë, pak gjumë
Ai ka treguar së fundmi në një bisedë, se sa kohë ka që merret me këtë punë dhe se si njihet ai në rrethin shoqëror dhe artistik.
“Ka tash e sa kohë që merrem dhe jam menaxher me rezervimin e datave të eventeve të ndryshme të DJ-ve dhe disa artistëve të tjerë të njohur, shpesh më thërrasin Gizza ose në shoqëri më thonë edhe ‘ku je o i frikshmi’.

Duke qenë se vera është sezoni më i ngjeshur për artistët, sigurisht që njëlloj vlen edhe për menxhaerin dhe DJ-in Gashi.
Ai vazhdoi të tregojë se sa i angazhuar ka qenë gjatë kësaj vere dhe se cilat janë problematika më të mëdha që po i vihen përballë.
“Jo vetëm kjo verë, por edhe verat e kaluara kam pasur mjaft data të ngjeshura me punë, kryesisht mbrëmje muzikore dhe takime të ndryshme. Kjo është edhe arsyeja se pse gjatë verës bëj gjumë më pak, thuajse 3-4 orë në ditë, pasi që kërkesa prej vitit në vit shtohen, për të pasur më shumë artistë në menaxhim, por edhe kërkesa nga ata që prganizojnë evente të ndryshme”, theksoi ai.

Gizza thotë se ka për synim që në të ardhmen të rrisë numrin e njerëzve me të cilët bashkëpunon dhe ka nën menaxhim.
“Sa i përket synimeve të mia për të ardhmen, vetëm kanë nisur të vërehen dukshëm dhe besoj fuqishëm dhe kam mbështetje pothuajse nga çdo menaxher tjetër të estradës. Synimet e mia janë t’i sjellë në sekenë dy reperë, sepse në Kosove ka mjaft talenta që nuk janë të afirmuar apo ka edhe prej tyre që nuk janë shfaqur fare në skenë”, tha Gëzim Gashi.
Duke qenë menaxher dhe shumë i kërkuar nga organizatorët e eventeve, sigurisht që një punë e tillë ka edhe pasoja.
Për Telegrafin, ai tregoi se cilat janë disa nga vështirësit më të mëdha të bërjes së kësaj pune.
“Pjesa më e vështirë e punës time është që kur më kërkojnë data pronarët dhe nuk kam të lira, aty për aty bie në stres dhe e fundit dhe më e vështira është fakti që nuk bëj gjumë të bollshëm, pasi që nuk mundem nga eventet e tepërta, pasi që nuk është e lehtë të jesh menaxher artistësh”, theksoi Gizza.

Për fund, ai tha se cilat janë punët me të cilat po merret aktualisht, si dhe pati një mesazh për të gjithë lexuesit.
“Kam kërkesa nga disa DJ të tjerë, që t’i marr nën menaxhim por ende s’jua kam konfirmuar nëse mund të jenë pjesë e imja. Mesazhi im për fund është të jesh një menaxher i suksesshëm duhet të japësh shumë nga puna për të arritur shumë për në të ardhmen dhe nuk është një sfidë aspak e lehtë ashtu siç mendojnë të tjerët”, përfundoi Gizza.


