Mariçiq: Me dinjitet, me përgjegjësi dhe me mençuri sot bëjmë hap drejt BE

Shkup, 16 korrik – Zëvendëskryetari  i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiqi, e përshëndeti vendimin e sotëm të shumicës së deputetëve, të cilët e mbështetën propozimin francez për fillimin e negociatave.

“Shumica e deputetëve e dëshmuan vizionin e tyre për një Maqedoni të Veriut evropiane, duke votuar për mbështetjen e propozimit francez, që do të thotë fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian. Me vendimin e sotëm e konfirmojmë të ardhmen evropiane të vendit. Rruga jonë për në Bruksel ishte e vështirë dhe plot sfida, por kemi investuam shumë përpjekje, energji dhe sinqerisht besuam në qëllimet dhe aspiratat tona.

E dinim se çfarë duam: Demokraci, përparim, identitet maqedonas, Evropë dhe NATO, dhe atë e përmbushëm. Treguam shumë herë deri më tani se jemi të pjekur si vend dhe të gatshëm për t’u bërë partnerë me vendet evropiane. Vazhdojmë në rrugën tonë maqedonase dhe evropiane, ka shkruar Mariçiqi në profilin e tij në Fejsbuk.