Luana Vjollca na prezanton me njeriun e jetës në rrëfimin e radhës

Luana Vjollca po vazhdon me projektin e saj “Thuaje”, ku në çdo episod po transmeton histori personale.

Para disa ditësh ajo kishte paralajmëruar pjesën e radhës të projektit, mirëpo nuk e lansoi deri sot pasi e kishte të vështirë.

E sot, moderatorja publikoi rrëfimin ku ka paraqitur historinë e saj të jetës dhe përpjekjet e një “Nëne Heroinë” për të bërë gjithçka për fëmijët e saj.

https://www.instagram.com/reel/Ce8Ueo9oJCl/?utm_source=ig_embed&ig_rid=23b12bfc-ba62-4991-afc5-735f83ad521a

“Ajo u vetë mohua për ne! Mes greminash qëndroi e fortë për ne! Unë nuk mbaj mend të më ketë munguar diçka sepse ka pasur gjithmonë shumë dashuri! Sot nuk i numëroj më hapat, rënia nuk më tremb më! Faleminderit mà që nuk na le me ra!”-shprehet Luana në historinë rrëqethëse për njeriun e saj të jetës.”, ishte mbishkrimi i Luanes në Instagram.

Ndërsa këngën Luana do të lansojë sot në ora 18:00.