Loredana Zefi tregon pamjen tërësisht pa grim e filtra, teksa merr rreze dielli nga pushimet në Greqi

Rap-artistja shqiptare, Loredana Zefi, momentalisht është një nga emrat më të komentuar në rrjete sociale e shtypin rozë.

Ajo shpesh publikon me ndjekësit imazhe e video të ndryshme, gjersa së fundmi ka treguar se po shijon pushimet në Greqi.

Ndonëse flitet shpesh për pamjen e jashtme, biondja kësaj radhe ka vendosur që të sjellë një fotografi tërësisht pa grim e pa filtra.

“Një shpirt i lumtur në Greqi”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë imazhit të hedhur në InstaStory.

Përkundër dukjen elegant dhe me plot shkëlim, 26-vjeçarja me këtë pamje duket më ndryshe.

Ajo këtë periudhë ka qenë duke qëndruar mes Kosovës e Shqipërisë, pasi ishte në një ndejë private të Noizyt.

Me këtë të fundit u përfol për një raport më të thellë, për të cilin deklaroi se janë vetëm miq të mirë. 

https://youtu.be/qhrdHl1LZH4