Ligji për marrëdhënie pune në rend dite të dy komisioneve

Shkup, 2 qershor – Komisioni kuvendor juridiko-ligjdhënës sot do ta mbajë seancën e 129-të, ndërsa Komisioni për punë dhe komision social duhet ta vazhdojë mbledhjen e 23-të.

Në rend dite të Komisionit kuvendor juridiko-ligjdhënës janë Propozim ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, si dhe dy propozime për ndryshime të Ligjit për marrëdhënie pune.

Njëri nga propozimet për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për marrëdhënie pune është në rendin e ditës edhe në seancën e Komisionit për punë dhe komisionit social.