Lehtësohet lufta kundër korrupsionit!

Shkup, 31 korrik – Lufta kundër korrupsionit tani me VLEN-in në qeveri nuk po ngjan që do të jetë term abstrakt, pasi janë ndërmarrë veprime të cilat reflektojnë se shumë shpejt do të shihen rezultatet e kësaj lufte. Për korrupsionin flet secili politikan por të paktë janë ata që e luftojnë, tani radhën e kanë këta nga VLEN që ta dëshmojnë të kundërtën e praktikës, pra jo të ndryshe të flitet e ndryshe të veprohet, por ashtu siç kanë folur në fushatë ngjashëm të punojnë edhe tani kur janë në Qeveri. Kujtim Ibishi, kuadër i koalicionit shqiptarë qeverisës “VLEN” është emëruar drejtor në Drejtorinë e Inteligjencës Financiare. Kjo është shpresë për të gjithë qytetarët pa dallim e sidomos ata që i besuar VLEN-it, shkruan Zhurnal.

VLEN merr drejtorinë e zbulimit financiar –

Kujtim Ibishi, kuadër i koalicionit shqiptarë qeverisës “VLEN” është emëruar drejtor në Drejtorinë e Inteligjencës Financiare. Ibishi është emëruar në këtë pozitë në seancën e fundit të Qeverisë me propozim të kryetarit të ASH-së, Arben Taravari.

Koalicioni “VLEN” ka marrë këtë drejtori e cila është një nga më të rëndësishmet në shtet, pasi para formimit të Qeverisë së re kishte paralajmëruar luftë të pakompromisë kundër korrupsionit. Nga ky koalicion thonë se kjo është një nga ato drejtori që do të punohet fortë për të çrrënjosur korrupsionin.

Këtë e ka bërë të ditur Zëvendës kryeministri i parë Mexhiti përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Sot fillon lufta kundër korrupsionit. Për herë të parë, një parti shqiptare do të udhëheqë Drejtorinë për Zbulim Financiar, duke shënuar një angazhim të ri dhe të fuqishëm në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Koalicioni VLEN ka marrë përsipër këtë përgjegjësi, që me vendosmëri dhe përkushtim, të udhëheq këtë institucion kyç, përmes të cilit do të punojmë intensivisht për të realizuar shtyllën tonë programore: luftimin e krimit dhe korrupsionit!”, ka shkruar Mexhiti në facebook.

Ai mes tjerash ka shtuar që kjo drejtori do të jetë një armë e fortë për ta luftuar atë që e kanë pasur edhe premtim edhe plan parazgjedhor për të cilën kanë folur në takim me secilin qytetarë, luftën kundër korrupsionit.

“Drejtoria për Zbulim Financiar do të jetë arma jonë kryesore në parandalimin e pastrimit të parave dhe veprimtarive të tjera kriminale. Ne jemi të përkushtuar të sjellim transparencë dhe drejtësi në çdo hap të kësaj beteje. Kalojmë në veprim!” ka përfunduar Mexhiti.

Duke luftuar korrupsionin vendit i hapet rrugëtimi për integrim sa më të shpejt drejt BE-së. Prandaj, problemi kryesor në vend është i brendshëm kur të eliminohet ky problem pastaj vendit i hapet rruga për progres të përgjithshëm. Pra, krahas kësaj sfide qeveria e re ka edhe sigurimin e vazhdimit të rrugëtimit për anëtarësim të plotë në BE.

Bashkë me luftën kundër korrupsionit duhet të vazhdohet rrugëtimi evropian –

Pas çdo gare është e rëndësishme që sa më parë të dihet dhe kuptohet arsyeja e garimit jo vetëm për të kënaq apo plotësuar egot e ndokujt por për të dëshmuar ndryshimin apo vazhdimin e rrugëtimit në drejtim të përmirësimit të gjendjes së qytetarëve.

Prandaj, sa më parë duhet të vazhdohen punët aty ku kanë ngelur. Fushata e zgjedhjet përfunduan tani është koha që të dëshmohet që ky vend ka njerëz dhe kapacitet për t’i çuar proceset përpara drejt një jete më të mirë për të gjithë pa dallim

Sfidat në të cilat ka kaluar vendi janë dëshmi që asgjë nuk është e pamundur ajo që duhet është vetëm vullneti pozitiv për të bërë ndryshim drastik në vendin ku mëse i nevojshëm është i ndryshimi. Nëse dikur ka qenë e pa imagjinueshme futja e vendit si anëtarë i Aleancës më të fortë ushtarake në botë, sot është realitet, nëse dikur ka qenë e pa besueshme që vendit mund t’i ndërrohet emri dhe të vazhdohet tutje procesi integrimit evropian, sot është realitet.

Nëse sot tingëllon çuditshëm që kjo qeveri në ardhje nuk do t’i bëjë ndryshimet kushtetuese, nesër do të jetë realitet. Ajo që nevojitet është mos krijimi i dramave pa nevojë që po u ndryshua kushtetuta shembet vendi. Jo, nuk ndodhë asgjë e keqe dhe e dëmshme për vendin ndodhë hapja e rrugës dhe vazhdimi i rrugëtimit drejt BE-së.

Me ndryshimin e Kushtetutës a do të hyjmë në BE? Sigurisht që jo, na presin akoma punë e reforma të shumta në shumë fusha të ndryshme por ajo që ndodhë sigurt është dëshmia që ky vend ka vullnet politik për tu bërë anëtarë i familjes së madhe evropiane. Pra, nuk mjaftojnë vetëm sondazhet apo deklaratat duhet edhe vepra konkrete.

Çdo veprim i guximshëm sot është dëshmi dhe përpjekje për krijimin e një të ardhme të mirë nesër. Pra, politikanë vizionar janë ata që mendojnë e veprojnë për gjeneratat e ardhshme dhe jo sot për sot. E kjo është dëshmuar dhe do të dëshmohet padyshim edhe tutje se ka njerëz që brengosen për gjeneratat që vijnë, ka njerëz që synim kanë zhvillimin dhe progresin në gjitha fushat në tërësi. /Zhurnal.mk