Lajm i mirë për shoferët, ulen çmimet e derivateve

Shkup, 8 gusht – Komisioni Rregullator për Energjetikë ka vendosur të ulë çmimet e derivateve duke filluar nga sonte në mesnatë, informon Zhurnal.

Çmimet e benzinës EUROSUPER BS 95 do të ulen për 3,5 denarë dhe çmimi bie në 90 denarë.

Çmimet e benzinës EUROSUPER BS 98 ulen për dy denarë dhe një litër do të kushtojë 92 denarë.

Çmimi i EURODIZEL ulet për tre denarë dhe një litër naftë do të kushtojë 90 denarë.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi nga sonte në mesnatë./Zhurnal.mk