Labinot Rexha vjen me hit të ri, “E di ku t’rreh zemra”

Me tekst dhe muzikë nga kompozitorët e njohur Granit Gashi dhe Darddy, video e punuar nga Time Pictures ndërsa sponzor i videoprojektit kompleksi Alegro, këngëtari i njohur Labinot Rexha vjen me këngën më të re të titulluar “E di ku t’rreh zemra”.

Një këngë hit e kënduar mrekullisht nga Labinoti vjen pikërisht në sezonën e verës si një mega projekt i tij veror.

“Të dashur miq, projekti im i radhës është kënga “E di ku t”rreh zemra”. Faleminderit bashkëpunëtoreve të mi. Ju ftoj ta dëgjoni dhe ta vlerësoni”, shkruan kështu këngëtari.