Kuvendi mbajti vazhdimet e dy seancave
Shkup, 26 korrik – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot mbajti vazhdimet e mbledhjes së 50-të dhe të 57-të.
Në kuadër të mbledhjes së 50-të deputetët debatuan për Propozim plotësimin e Strategjisë për barazi gjinore për periudhën 2021-2026, për të cilin debati i përgjithshëm përfundoi, ndërsa votimi do të mbahet në mënyrë plotësuese.
Deputetet e opozitës dhe pozitës ishin njëzëri se kur punohet bashkërisht dhe ka vullnet mund të bëhet gjithçka. Ato konsiderojnë se në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka përmirësim të statusit të grave në jetën publike dhe private. Theksuan se kjo Strategji është vizion për avancimin e të drejtave të barabarta në të gjitha sferat e jetës së grave.
Në mbledhjen e 50-të u debatua edhe për Propozimin e ligjit për pagesën e kompensimit në të holla të viktimave nga veprat penale me dhunë, i cili ishte pranuar dhe dhënë në lexim të dytë, ndërsa votimi do të mbahet në mënyrë plotësuese.
Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Dajanço Eftimov, tha se për të shmangur raportimet fiktive duhet të sqarohen shumë dilema që të ketë kompensim të duhur për viktimat nga veprat penale në dhunë. Që të mos ketë keqpërdorime në mënyrë që, siç tha ai, të mos mbetem pa u dëmshpërblyer viktimat e vërteta të dhunës, duhet të ketë kritere më të sakta që komisioni pesë anëtarësh të vendosë në bazë të akteve të caktuara që mund të marrin kompensim monetar. Ndoshta, siç theksoi ai, gjatë diskutimit para leximit të dytë në komisionin amë do të tentojnë që këto korrigjime t’i bëjnë në ligjin e parashtruar.
Në kuadër të mbledhjes së 57-të pa debat kaloi Propozimi i ligjit për plotësimin e Ligjit për material riprodhues nga llojet e drurëve pyjorë, i cili ishte dhënë në lexim të dytë, ndërsa votimi do të mbahet në mënyrë plotësuese. f

