Kuvendi e konstatoi rendin e ditës së mbledhjes së 73-të, do të vazhdojë me punë në orën 21

Shkup, 7 qershor – Kuvendi vonë pasdite njëzëri me 64 vota “për” e votoi rendin e ditës së mbledhjes së 73-të. Paraprakisht, gjatë ditës, deputetët, kryesisht nga VMRO-DPMNE-ja opozitare dhe Koalicioni propozuan propozime ligjore si pika për plotësim të rendit të ditës, për ndryshim të orarit të pikave, përkatësisht për tërheqje nga rendi i ditës të propozim vendimeve ligjore për mbledhjen e 73-të.

Në rend dite janë 12 pika prej të cilave e para e cila për momentin e hapur debat është Propozimi-vendimi për ndryshimin e Vendimit për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të Bashkimit Evropian “ALTEA”, në Bosnjë e Hercegovinë. Për fjalë janë paraqitur 18 folës, ndërsa për shkak të obligimeve të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi dhe pritje të një delegacioni kuvendi do të vazhdojë në orën 21.