Kuvendi debaton për dërgimin e një pjesëtari të ARM në “Altea”
Shkup, 25 korrik– Para deputetëve sot është Propozim-vendimi për dërgimin e një pjesëtari të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin e Bashkimit Evropian “ALTEA”, në Bosnjë e Hercegovinë, në kuadër të seancës së 71-të.
Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Dragan Kovaçki tha se grupi i tyre i deputetëve do ta mbështesë vendimin, por nënvizoi se është vonë me dërgimin e një pjesëtari të Armatës në misionin ALTEA, ndërsa me atë, siç tha, i shkaktohet dëm imazhit të shtetit, pasi diçka që është dakorduar duhet edhe të respektohet.
“Nuk dëshiroj ta kritikoj Ministrinë e Mbrojtjes, e cila në kohë e dorëzoi propozimin për dërgimin e një pjesëtari në ALTEA. Megjithatë, shumica në pushtet nuk arriti gjatë periudhës së kaluar ta sjellë vendimin”, potencoi Kovaçki.
Ai rikujtoi se, gjatë përcaktimit të rendit të ditës së seancës së 71, deputetja Ane Lashkoska ka kërkuar pika e dërgesës së një pjesëtari në misionin ALTEA të vihet e para që të mos vonohet dërgimi i ushtarit.
“Afati për dërgimin e pjesëtarit të Armatës ishte në qershor, ndërsa tani është korrik”, tha Kovaçki.
Ai e akuzoi shumicën se javën e kaluar nuk ka arritur ta votojë Ligjin për shërbim në Armatë, të cilin e mbështetë opozita, ndërsa me të cilin zgjidhet statusi i pjesëtarëve të Armatës dhe se për shkak të mosvotimit të tij, personat presin nga 20 muaj për të shkuar në pension.
Deputeti i LSDM-së, Mile Taleski, si kryetar i Komisionit për Mbrojtje, në përgjigjen për Kovaçkin theksoi se Propozim-vendimet për dërgimin e ushtarëve janë miratuar në Komisionin për mbrojtje, por se puna është bllokuar në Komisionin Ligjdhënës-juridik.
Lidhur me Ligjin për shërbim në Armatë, Taleski tha se mossjelljen e tij fajtore është opozita e cila e bllokon me shtrimin e 2000 amendamenteve.
“Tashmë një vit pjesëtarët e ARM-së nuk janë duke i marrë përfitimet e këtij Ligji të cilin VMRO-DPMNE me 2.000 amendamente e bllokoi me një qëllim – t’ju mbrojë juve personalisht gjegjësisht në pjesën ku shkruan se pjesëtarët e Armatës nuk guxojnë të jenë anëtarët të partive politike, gjegjësisht të jenë në pozita të larta në Armatë,” tha Talski.

