Kushtuar nënës, ja përse kënga e fundit e Luanës do t’ju bëjë të përloteni

Pas publikimit të episodit të 4 të projektit “Thuaje”, Luana Vjollca ka lançuar para pak minutash edhe këngën bashkëshoqëruese të këtij rrëfimi, të titulluar “A me ra”.

Një këngë e ndjerë në çdo detaj, plot emocion dhe dhembshuri, që mban në dhelb sakrificat e një nënë e cila lufton për fëmijët e saj.

Në klip (kliko këtu) shfaqet një grua së bashku me të bijat që mbahen fort pas njëra-tjetrës për të ecur përpara, teksa duken si personifikim i vetë jetës së Luanës.

Kujtojmë se pak më herët ajo na emocionoi me rrëfimin tejet prekës për nënën e saj, e cila krejt e vetme arriti t’ja dalë mbanë dhe të rrisë denjësisht të bijat e saj.

Nëna e Luanës e ka kthyer historinë e saj në forcë për të qenë mbështetje dhe motivim edhe për çdo vajzë e grua.