Kryeministrja finlandeze Marin nesër dhe pasnesër për vizitë zyrtare në vend

Shkup, 19 qershor – Për shkak të vizitës zyrtare të kryeministres së Republikës së Finlandës, Sana Marin nesër dhe pasnesër në Shkup do të vendoset regjim i posaçëm i komunikacionit, informoi Ministria e Punëve të Brendshme.

“Për këto arsye Sektori për siguri në komunikacionin e rrugëve do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të komunikacionit në rrugët e rajonit më të gjerë qendrore të Shkupit”, kumtoi MPB dhe u bën apel të gjithë qytetarëve pjesëmarrës në komunikacion t’i respektojnë urdhrat të cilat do t’i zbatojnë nëpunësit policorë.