KRRE do të sjell vendim të ri për çmimet e derivateve të naftës

Shkup, 4 gusht – Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) sot do të sjellë vendim të ri për çmimet e derivateve të naftës që do të jenë të vlefshme nga sonte në mesnatë.
“Parakushtet janë plotësuar. KRRE do të sjellë vendim për çmime të reja të derivateve të naftës të cilat do të hyjnë në fuqi nga mesnata”, deklaroi për MIA-n zëdhënësja e KRRE-së, Marina Uzunov.
Me vendimin e fundit të KRRE-së, të miratuar të hënën, çmimi i naftës me pakicë është rritur për 1,5 denarë për litër, mazutit për 0,503 denarë për kilogram, ndërsa çmimi i vajit ekstra të lehtë për amvisëri është ulur për gjysmë denarë për litër. Nga ana tjetër çmimet e benzinës kanë mbetur të njëjta.
Kështu, EURODISELI (DE V) kushton 95,5 denarë për litër, EUROSUPER BS – 95 shitet për 95.5, EUROSUPER BS – 98 për 98 denarë, Vaj ekstra i lehtë për amvisëri (EL 1) për 94 denarë për litër dhe mazuti 53,343 denarë për kilogram.