Kovaçevski: Urime dhe falënderim deputetëve që votuan për të ardhmen evropiane të shtetit
Shkup, 16 korrik – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski shprehu falënderime dhe urime të mëdha për deputetët që sot në Kuvend votuan konkluzionet për propozimin evropian.
“Urime dhe falënderime të mëdha për deputetët të cilët sot treguan kapacitet demokratik, i mbështetën konkluzionet për propozimin evropian dhe votuan për të ardhmen evropiane të shtetit. Nuk ka patriotizëm më të madh se të mbështetësh prosperitetin e vendit dhe vendimet që janë me interes më të lartë për shtetin dhe qytetarët. Përfundimisht, gjuha maqedonase do të jehojë kudo në Evropë. Kështu duhet vendi, me një vendim të mençur dhe burrështetas”, porositi Kovaçevski në profilin e tij në Fejsbuk.

