Kovaçevski siguron: Propozimi është në harmonizim me Rezolutën në Kuvend
Shkup, 5 korrik – Propozimi i ri evropian është në harmonizim të plotë me Rezolutën në Kuvend, që tregon se Qeveria, unë si kryeministër dhe institucionet kompetente me përgjegjësi i përfaqësojmë interesat shtetërore jashtë vendit dhe në vend, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencën e përbashkët për shtyp me kryetarin e Këshillit të Evropës, Sharl Mishel.
Kovaçevski theksoi edhe se në mënyrë konsekuente mbahen në pozitat shtetërore në negociatat me Republikën e Bullgarisë në çdo pikëpamje.
“E mbrojmë interesin publik dhe identitetin kombëtar maqedonas”, tha Kovaçevski duke shtuar se propozimi evropian që këto ditë po diskutohet në vend është propozim në të cilin janë të përfshira vërejtjet tona dhe qëndrimet qartë të shprehura.
Propozimi, siç tha ai, me të gjitha dokumentet është publikuar publikisht, ndërsa paralajmëroi se do të publikohet edhe protokolli bilateral me Republikën e Bullgarisë.
“Në propozimin evropian kemi pozita të definuara për pranim të qartë dhe të padyshimtë të gjuhës maqedonase. Gjuha maqedonase në propozim është absolutisht i qartë dhe i barabartë me gjuhët tjera të BE-së pa kurrfarë fusnota. E kemi marrë atë për çka me vite luftojmë – formulim i pastër i gjuhës maqedonase. Ne maqedonasit jemi krenarë për historinë tonë, gjuhën dhe identitetin me të gjitha aspektet tona. Popullin maqedonas asnjëherë askush nuk do ta asimilojë dhe ky është fakt”, tha Kovaçevski.
Shtoi se nga ne varet vendimi për të ardhmen e shtetit dhe të qytetarëve. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut, siç theksoi, meritojnë të jetojnë si pjesë e familjes evropiane.
“Propozimi i vendos edhe çështjet historike bilaterale nga korniza negociuese. Çështjet e hapura me fqinjët duhet të mbyllen, por për këtë, ka kohë, derisa nuk gjindet zgjidhje juridike për të dyja palët. Protokolli midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë nuk është vlerësuar në kornizën negociuese, ky është një dokument bilateral i cili nuk është pjesë e pakos evropiane”, sqaron Kovaçevski.
Konferenca ndërqeveritare dhe skriningu, shtoi, do të mund t’i realizojmë pa shtyrje dhe pa kushte shtesë. Ky propozim përfundimtar evropian, sipas kryeministrit, mundëson fillim pa kusht të negociatave të Republikës së Maqedonisë së Veriut me BE-në dhe operacionalizimin e vendimit të Këshillit Evropian nga marsi i vitit 2020.
“Të mendojmë në mënyrë racionale, me mençuri dhe me përgjegjësi, të mendojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë. Tani është momenti kur do ta lëmë politikën ditore mënjanë dhe do të mbahemi në dokumentet zyrtare të cilat janë të qasshme. Ta realizojmë qëllimin tonë strategjik – anëtarësimin e plotfuqishëm në BE”, porositi Kovaçevski dhe shprehu falënderim për mbështetjen që këto ditë publikisht e marrin nga Komisioni Evropian, vendet evropiane, bashkësia ndërkombëtare, SHBA-ja dhe fqinjët tjerë për propozimin e modifikuar evropian.

