Kovaçevski, Rama dhe Vuçiq u konsultuan nëse do të marin pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor, nesër vjen vendimi

Shkup, 21 qershor – Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski, në shoqërim të zv.kryeministrave Bojan Mariçiq dhe Bujar Osmani, ka mbajtur takim online me kolegët Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiq. Ky takim u realizua në prag të samitit BE-Ballkani Perëndimor, informon Zhurnal.

Siç njofton kryministri Kovaçevski, është biseduar për pozitat nacionale për çdo shtet, perspektivat rajonale si dhe për dinamikën e procesit eurointegrues. U pajtuam se pas konsultimeve interne, nesër paradite do të sjellin vendimin final për pjesëmarjen e tre shteteve në këtë samit në Bruksel.

Është biseduar edhe për tema të rëndësishme për rajonin dhe është ngritur iniciativë për Agjenci për tërheqjen e investimeve të Ballkanit të Hapur, e cila do të mundësojë zhvillim shtesë ekonomik për rajonin. Temë ishte edhe panairi për verë, ushqim dhe turizëm e cila do të mbahet në Beograd, si dhe tema tjera të cilat dolën nga samiti i fundit i Ballkanit të Hapur në Ohër./Zhurnal.mk

https://www.facebook.com/Dimitar.Kovachevski/posts/443799297749491